U pezulluan me 10 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, por ja pse Nuabueze dhe Carkanji mund t’ia hedhin me 5

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:44

U pezulluan me 10 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, por ja pse Nuabueze dhe Carkanji mund t’ia hedhin me 5

Komisioni i Disiplinës i ka dënuar Kirian Nuabuezen e Laçit dhe Xhoi Carkanjin e Bylist me nga 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Bazuar në rregulloret e aktivitetit, të dy futbollistët mund t’ia hedhin duke munguar vetëm në gjysmën e ndeshjeve të pezulluara.

auto_sherri_laci_bylis1613333182

Pra, Nuabueze dhe Carkanji mund të mos luajnë vetëm 5 takime dhe të kthehen në aktivitet duke e shlyer me gjobë gjysmën e mbetur të dënimit.

Pasi të kenë munguar në pesë ndeshje dy lojtarëve apo klubeve, u lind e drejta që të paguajnë gjobën për të kthyer sulmuesit në fushë. Në këtë rast gjoba për t’u paguar është rreth 1 milionë për ndeshje, që i bie që Nuabueze dhe Crakanji të paguajnë nga 5 milionë lekë për të përgjysmuar dënimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"