U pezullua me 5 vite, reagon trajneri i Apolonisë: Kjo është absurde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 20:02

U pezullua me 5 vite, reagon trajneri i Apolonisë: Kjo është absurde

Përveç pezullimit përjetë për shtangistin Arbër Çerçizi, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka dënuar me 5 vite edhe trajnerin e tij, Riza Fejzullahu. Trajneri Fejzullahu e quan absurd dënimin e tij, teksa në një prononcim për “Panorama Sport” deklaron:

riza fejzullaho

“Unë e kam marrë vesh diçka të tillë vetëm nëpërmjet mediave, pasi deri më tani nuk më ka ardhur asnjë shkresë zyrtare. Unë kam qenë vetë sportist dhe nuk e kam ushqyer asnjëherë shtangistin që të marrë substanca të ndaluara, përkundrazi kam qenë gjithmonë kundër dhe u kam folur që të qëndrojnë larg dopingut.

Kjo nuk është kurrsesi një iniciativë e trajnerit. Ne kemi bërë kurse dhe seminare trajnimi duke e luftuar hapur përdorimin e substancave të ndaluara si dhe i kemi sensibilzuar sportistët gjatë gjithë kohës. Aq më tepër që këtu bëhet fjalë për një substancë që nuk të jep forcë, por që e përdorin për qejf. Për këtë gjë duhet të përgjigjet vetë sportisti, pasi ai nuk është minoren, por 24 vjeç. Dënimi i trajnerit për një situatë të tillë është vërtet absurd”, shprehet Fejzullahu.

I pyetur nëse kishte vënë re ndonjë gjë që nuk shkonte tek Arbër Çerçizi ditën e garës, trajneri thotë: “Absolutisht nuk kam vënë re asgjë të pazakontë. Bëmë garën ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Nuk pashë asgjë që nuk shkonte me të. Ishte një garë kombëtare dhe e kishim vlerësuar siç çdo garë tjetër që bëjmë në vend. Sportisti e konsideron një padrejtësi këtë që i është bërë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"