“U përpoqa ta merrja Ançelotin te Milani”, flet Mirabeli: Gjithashtu kërkuam edhe lojtarin e Napolit, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 14:13

“U përpoqa ta merrja Ançelotin te Milani”, flet Mirabeli: Gjithashtu kërkuam edhe lojtarin e Napolit, por…

Masimiliano Mirabeli ishte drejtor sportiv tek Milani, gjatë kohës që kuqezinjtë ishin në pronësinë e kinezëve.fasone mirabeli

Në merkaton e parë që kishin drejtimin e “Djallit”, kinezët shpenzuan mbi 200 milionë euro në merkato, për të krijuar një skuadër kompetitive, por nuk ia arritën qëllimit. Ndonëse afruan shumë lojtarë në skuadër, përsëri kuqezinjtë nuk ia dolën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.

Mirabeli ka folur së fundmi për kohën kur ishte në krye të Milanit, teksa tregon se u përpoq të afronte Ançelotin në drejtimin e skuadrës: “Ne u përpoqëm të merrnim Ançleotin te Milani. Kishim bërë disa biseda, por në fund nuk ia arritëm.

Shkëmbimi Suso-Kajehon? Në atë kohë gjithashtu kërkonim edhe Kajehonin, por nuk kishim si qëllim të largonim Suson. Kjo pasi ne sapo kishim rinovuar kontratën me të.”, u shpreh Mirabeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"