“U përplasa keq me drejtorin sportiv”, rrëfehet ish-lojtari i Lacios: Tare më kapi nga fyti, por isha unë ai që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 23:55


“U përplasa keq me drejtorin sportiv”, rrëfehet ish-lojtari i Lacios: Tare më kapi nga fyti, por isha unë ai që…

Ish-sulmuesi i Lacios, Libor Kozak, është rikthyer në vendlindjen e tij ku ka firmosur për Slovaçko. Në një intervistë, ai tregoi prapaskenat e largimit të tij nga klubi italian në vitin 2013, ku foli dhe për ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Igli Tare, që sot është drejtor sportiv i Lacios.

Collage Maker-10-Aug-2022-12.18-PM

“Unë isha 24 vjeç dhe pas pesë vitesh me Lacion unë doja të largohesha për një tjetër eksperiencë. Aston Vila kishte një interes të fort te unë dhe isha gati ta pranoja ofertën. Lotito nuk e ka pasur kurrë problem t’i hapte rrugë lojtarëve që donin të largoheshin. Për kartonin tim ata kërkonin shumë e më shumë para. Tare erdhi dhe më tha se do të fliste me drejtuesit e Aston Vilës, por asgjë nuk u arrit”, u shpreh si fillim Kozak.

Më pas ai shtoi: “Pas kësaj unë e takova drejtorin sportiv në parkingun e qendrës stërvitore. Aty i thashë: ‘Nëse ti më takon në rrugë dhe ke nevojë për ndihmë, do të injoroj’. Më pas ai më kapi nga fyti dhe filloi të bërtiste duke thënë që një si unë nuk duhet t’i thoja atij gjëra të tilla”.

Për ta mbyllur, Kozak u shpreh: “Unë shkova në shtëpi duke qarë. Pas disa orësh, Tare më mori në telefon dhe më tha se çdo gjë kishte mbaruar dhe se unë do të isha një lojtar i Aston Vilës. Të nesërmen lexova në gazetë fjalët që Tare kishte thënë për mua dhe pashë që ai ishte shprehur se unë isha një futbollist profesionist dhe se më uroi fat për aventurën e re”, përfundoi 33-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL