U përplas gjatë ndeshjes, Eni Imami përfundon me katër qepje në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 12:12

U përplas gjatë ndeshjes, Eni Imami përfundon me katër qepje në kokë

Mbrojtësi i majtë i Kukësit, Eni Imami, ka përfunduar me katër qepje në kokë pas përplasjes gjatë ndeshjes. Lojtari pësoi një çare dhe mori më pas ndihmën mjekësore, teksa iu deshën katër qepje për mbylljen e plagës. Ishte një frakturë jo e vogël, që shqetësoi jo pak lojtarin. Imami ka treguar se është shumë i rëndësishëm për formacionin e Gjokës.

imami

Pas dëmtimit të Simon Rrumbullakut, futbollisti tiranas ka qenë pjesë e padisktueshme e Kukësit në krahun e majtë të mbrojtjes. Veçanërisht paraqitja ndaj Partizanit ka kënaqur drejtuesit e klubit, të cilët janë të bindur se kanë fituar një lojtar për të ardhmen. Eni Imami më parë ka qenë pjesë e Dinamos në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"