U përmend në dosjen e UEFA-s, Josa: Takajn nuk e kam shok, unë jam plotësisht i pastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 22:44

U përmend në dosjen e UEFA-s, Josa: Takajn nuk e kam shok, unë jam plotësisht i pastër

 

Emri i ish-trajnerit të Skënderbeut, Mirel Josa, u përmend në raportin e UEFA-s që kishte të bënte më ndeshjet e trukuara nga Skënderbeu.

josa-2

Ai i ka dhënë përgjigje aludimit të raportit se ai ka qenë shok fëmijërie me presidentin aktual të skuadrës së Skënderbeut, Ardian Takaj.

“E para, unë nuk kam shokë në futboll dhe e dyta po ta kisha shok presidentin e Skënderbeut nuk do të më largonte nga skuadra e tij”, ka thënë Josa për “Insporti.com”.

Josa

Gjithashtu në raport emri i Josës përflitej edhe për përfshirjen në një skandal në kohën kur ishte trajneri i Vllaznisë.

“Unë jam plotësisht i pastër dhe nuk më bëjnë përshtypje atë që shkruhet në media”, ka thënë tekniku Josa mbi këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"