EKSKLUZIVE/ U përjashtuan nga Kategoria e Parë, Shkumbini ftesë Dukës: Hajde të ballafaqojmë faktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2019 | 12:32

EKSKLUZIVE/ U përjashtuan nga Kategoria e Parë, Shkumbini ftesë Dukës: Hajde të ballafaqojmë faktet

Situata në kampin peqinas pas vendimit të Disiplinës për përjashtimin e Shkumbinit duket sikur është e heshtur, por realisht nuk është kështu. Në Peqin janë duke mbledhur faktet dhe të dhënat jo vetëm filmike, por edhe ato të personave prezent gjatë ndeshjes midis Shkumbinit dhe Dinamos.Shkumbini

Peqinasit, duke besuar se Komisioni i Disiplinës nuk ka marrë vendim të drejtë dhe se nuk është bazuar në të gjitha faktet pamore dhe verbale që ata disponojnë, kërkojnë me çdo kusht që të gjithë të ballafaqohen në prezencën e kreut të FSHF-së, Armand Duka, apo edhe të të deleguarve të tij.

DEKLARATA

“Klubi i Shkumbinit, pasi ka mbledhur të gjitha materialet filmike dhe ato verbale, si dhe duke iu referuar vendimit krejtësisht të padrejtë të Komisionit të Disiplinës, ku ndër të tjera citohej se është rrezikuar jeta e zyrtarëve dhe të tjerëve në stadiumin e Peqinit, kërkon të ballafaqohet drejtpërdrejt jo vetëm me ata që kanë marrë këtë vendim absurd dhe të pabazuar në fakte, por edhe me vetë presidentin Duka ose të deleguar të tij.

Kjo për faktin se përveç rastit të tentativës për të goditur arbitrin Bebja, akt ndaj të cilit ne si klub jemi totalisht kundër, gjithçka tjetër që është thënë është e pavërtetë dhe një sajesë e poshtër për të marrë një vendim krejtësisht të padrejtë. shkumbini-1

Pra, ne si klub kërkojmë që në ballafaqim të jenë drejtues të klubit peqinas, delegati dhe vëzhguesi i sfidës, treshja e gjyqtarëve dhe në prani të zyrtarëve të Federatës të ballafaqojmë faktet konkrete me ato gënjeshtra që ka stisur Komisioni i Disiplinës. Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse vendosjen e drejtësisë dhe të marrim atë dënim që na takon”. Kjo është përmbajtja e deklaratës së klubit peqinas dhënë ekskluzivisht gazetës “Panorama Sport”.

Fatmir Ahmet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"