U përfol si pasuesi i Benitez te Everton, flet legjenda e Anglisë: E di që jam gati, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 20:22

U përfol si pasuesi i Benitez te Everton, flet legjenda e Anglisë: E di që jam gati, por…

Ish-sulmuesi i Anglisë, Uejn Runi, ka refuzuar postin e trajnerit të Everton. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë anglezi në një intervistë për shtyp.

runi

“Evertoni foli me agjentin tim dhe më kërkoi që të isha trajneri i ri i ekipit, por unë e refuzova. Unë besoj se do jem trajner në Premier Ligë. Besoj se jam gati për këtë 100%, por kam një punë për të bërë këtu te Derbi”, u shpreh ish-futbollisti i Everton dhe Junajtid.

Uejn Runi është trajner i Derbi Kaunti që nga 2020. Ekipi i tij po kalon një gjendje shumë të keqe, i cili ndodhet në vendin e 23-të me 14 pikë, ku duhet theksuar se Derbi e nisi sezonin me -21 pikë si pasojë e disa problemeve financiare.

36-vjeçari beson se deri në fund të sezonit, do të arrijë ta shpëtoj skuadrën e tij për të qëndruar dhe një vit tjetër në Championship.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"