U përfol se votuan për përjashtimin e kryesuesve të Serisë A, reagon klubi italian: Nuk e kemi bërë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 15:31

U përfol se votuan për përjashtimin e kryesuesve të Serisë A, reagon klubi italian: Nuk e kemi bërë

Pas u përhap lajmi që disa ekipe të Serisë A kishin kërkuar përjashtimin e Milanit, Interit dhe Juventusi nga Seria A, klubi I Veronës ka dalë në një deklaratë zyrtare ku mohon të ketë kryer një veprim të tillë.

seria a

Lajmi u përhap me shpejtësi të madhe në të gjitha mediat dhe bëri bujë. Por ka qenë vetë skuadra e Veronës e cila e ka mohuar lajmi duke shkruar se lajmet janë të pavërteta dhe klubi nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

“Në lidhej me atë që u raportua sot nga një gazetë kombëtare, Hellas Verona FC specifikon se nuk ka bërë ndonjë kërkesë për përjashtimin e klubeve të tjera nga Seria A dhe në të njëjtën kohë njofton nuk ka marrë një pozicion në mbledhjen e këshillit të Serisë A ditën e djeshme duke rezervuar të drejtën për të bërë vlerësimet e tyre në kohën e duhur », shkruhet në deklaratën e klubit Italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"