U përfol se po përpiqet të ndajë Kristianon nga Xheorxhina, reagon e ëma e futbollistit: Nipërit e mi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 13:05

U përfol se po përpiqet të ndajë Kristianon nga Xheorxhina, reagon e ëma e futbollistit: Nipërit e mi…

Nëna e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka reaguar së fundmi ndaj disa pretendimeve të një media portugeze se prej disa kohësh ajo po përpiqet të ndajë futbollistin nga partnerja e tij Xheorxhina Rodrigez.

Fillmisht Dolores deklaroi se i ka kontaktuar avokatët, pasi donte të mbronte reputacionin e familjes së saj.

“Lajmi është publikuar në një gazetë të njohur portugeze, e cila po abuzon me familjen time për qëllime promovimi. Ky lajm është i rremë dhe keqdashës”, është shprehur ajo.

Mamaja e yllit shtoi se nuk do të lejonte kurrë që një burim joprofesionist të keqpërdorte emrin e saj. Ajo shprehet se do të shkojë deri në fund jo vetëm për të mbrojtur veten dhe të dashurit e saj, por edhe për të provuar se gjithçka që është publikuar në media është e pavërtetë.

“Falënderoj ata që më ndjekin dhe më respektojnë. Lajme të tilla dhembin dhe i lënë ‘duart të lidhura’ kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë, familjen. Nipërit e mi lexojnë dhe dëgjojnë gënjeshtrat që po përhapen. Prandaj nuk do të heq dorë derisa gazetat të vërtetojnë gjithçka që botohet”, përfundoi ajo.

Madje për të treguar se thashethemet për ndarjen me Xheorxhinan nuk janë të vërteta, Kristiano së publikoi së fundmi një fotografi të tyre në Instagram me një mesazh të shkurtër: “ Gëzuar për dashurinë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"