U përfol se një lojtar kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, tek Real Madridi tani mund të qetësohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 14:06

U përfol se një lojtar kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, tek Real Madridi tani mund të qetësohen

Ka qetësi tek Real Madridi, pasi në raundin e fundit të testimeve për koronavirusin të gjithë kanë dalë negativ. U raportua se Martin Odegard kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 pas ndeshjes kundër Real Sociedadit, por e gjitha ka qenë një lajm i rremë pasi mesfushori dhe të gjithë shokët e tij të ekipit kanë dalë negativë.

ODEGARD-real-madrid.ir_-450x392

“Real Madridi njofton se pas testeve të fundit për Covid-19, të gjithë futbollistët dhe pjesa tjetër e skuadrës kanë rezultuar negativ”, thuhet në një deklaratë të klubit spanjoll. Kjo do të thotë që tani ekipi i Real Madridit mund të rikthehet në stërvitje normalisht.

Odegard duhet të kalojë edhe një test tjetër për Covidin, përpara se të rikthehet në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"