U përfol se ishte infektuar me Covid-19, dalin përgjigjet e testit të dytë të lojtarit të Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 14:46

U përfol se ishte infektuar me Covid-19, dalin përgjigjet e testit të dytë të lojtarit të Real Madridit

Real Madrid ka marrë lajme të mira, pasi Martin Odegard pas testit të dytë ka rezultuar negativ për koronavirus. Tashmë mesfushori është rikthyer në stërvitje me shokët e tjerë të skuadrës dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Betis në fundjavë.

ODEGARD-real-madrid.ir_-450x392

Për norvegjezin u dha lajmi se ishte infektuar me Covid-19, por dy testet e tjera e nxorrën negativ. Gjatë kësaj kohë, Odegard ka qenë në izolim, sipas protokolleve.

Edhe pjesa tjetër e ekipit të Real Madridit është testuar sërish dhe të gjithë kanë dalë negativ.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"