U përfol se ishte abuzuar seksualisht nga një zyrtar kinez, reagon tenistja e famshme: Ja si qëndron e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2022 | 17:03

U përfol se ishte abuzuar seksualisht nga një zyrtar kinez, reagon tenistja e famshme: Ja si qëndron e vërteta

Peng Shuai u bë temë nëpër media, pasi tenistja e famshme u përfol se ishte ngacmuar seksualisht nga  ish Zëvëndës-Kryeministrin kinez, Zhang Gaoli. Megjithatë sportistja ka folur rreth kësaj teme dhe ka sqaruar çdo gjë për publikun.

peng

Në një intervistë për prestigjiozen franceze “L’Equipe”, 36 vjeçarja tha se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

“Kurrë nuk kam thënë se jam përdhunuar dhe nuk i jam shmangur kësaj gjëje. Vetëm se kam marrë shumë mesazhe, të cilave nuk mund t’i ktheja të gjithave përgjigje. Por gjithmonë kam qenë në kontakt me shoqërinë dhe familjen. Gjithashtu dhe me kolegët e mi.”

“Unë nuk u shoh shumë informacionet që vijnë sepse nuk lexoj anglisht. I falënderoj të gjithë por nuk mendoja se do të shqetësoheshin kaq shumë. Mesazhi ka qenë një keqkuptim dhe e fshiva sepse doja. Ndjenja, sporti dhe politika janë gjëra të ndryshme. Jeta ime është e njëjta, unë jam një vajzë e thjeshtë.”

Në fund të intervistës tenistja tha se dëshironte të mbyllte karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"