U përfol se do rikthehej te Reali, Hames pranë kalimit të Juventusi. Ja sa ofrojnë bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 17:26

U përfol se do rikthehej te Reali, Hames pranë kalimit të Juventusi. Ja sa ofrojnë bardhezinjtë

Kritikat që ka marrë Hames Rodriguez për performancat e tij në këtë sezon te Bajerni i Mynihuy nuk e kanë ulur interesimin e klubeve të mëdha për të. Juventusi është një nga skuadrat që dëshiron ta ketë kolumbianin në skuadër.

hames rodrigez

“Zonja e Vjetër” tanimë ka filluar ta planifikojë transferimin e Hames Rodrigezit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro. Për realizimin e këtij transferimi, Juventusi do ta ketë mbështetjen e Kristiano Ronaldos, i cili kishte qenë bashkëlojtar në Real Madrid me kolumbianin, para se të largohej për në Juventus. Për më tepër, sulmuesi portugez dhe kolumbiani e kanë të njëjtin agjent, Horge Mendes.

Ronaldo-Rodriguez-808477

Megjithatë, kontrollin për këtë gjë e ka Bajerni i Mynihut, ku Hames është në sezonin e fundit si huazim nga Real Madridi. Klubi gjerman e ka opsionin për ta blerë kolumbianin. Nëse Bayerni e aktivizon këtë opsion, atëherë Hames do të mbetet aty deri në vitin 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"