U përfol për një largim të mundshëm nga Junajtid, Ten Hag “i mbyll derën” sulmuesit: Është shumë i rëndësishëm për ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 20:18

U përfol për një largim të mundshëm nga Junajtid, Ten Hag “i mbyll derën” sulmuesit: Është shumë i rëndësishëm për ne…

Markus Rashford është përfolur për një largim të mundshëm nga JUnajtid, ku në orët e fundit në garë për sulmuesin anglez ka hyrë dhe PSG-ja.

rashford

Lidhur me temën ka folur dhe tekniku i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag i cili “i ka mbyllur derën” anglezit duke theksuar rëndësinë e tij në skuadër.

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, mund ta shihni që nga dita e parë që kam ardhur.

Jam i kënaqur nga ai dhe nuk dua ta humbas. Është një nga lojtarët kryesor për planet e mia lidhur me të ardhmen e Junajtid.”, u shpreh Ten Hag.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"