U përfol për një konflikt me trajnerin Paklut, reagon menaxheri i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 11:30

U përfol për një konflikt me trajnerin Paklut, reagon menaxheri i Kukësit

Mungesa e menaxherit Naim Halili në konferencat e fundit për shtyp, ka bërë që të dalin fjalë për një konflikt të mundshëm midis tij dhe trajnerit Peter Pakult.

Megjithatë, Halili i cilëson jo vetëm të pavërteta, por dashakeqe këta zëra, që vijnë në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme.

Halili

I indinjuar, në një prononcim për “Panorama Sport”, për këtë çështje tha: “Unë nuk kam asnjë konflikt me trajnerin Pakult, përkundrazi kam raport të shkëlqyer me të , ne çdo ditë rrimë bashkë, diskutojmë për ecurinë e ekipit, nuk e kuptoj këtë dashakeqësi që vjen në adresën time dhe të klubit. Pse pikërisht në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme për Kukësin? I hedh poshtë me forcë dhe i neveris këto fjalë dashakeqe, që duan vetëm te keqen e klubit të Kukësit dhe pjesëtarëve të stafit të saj. Janë vetëm shashka për të krijuar presion e tymnajë në dëm të ekipit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"