U përfol për një kalim në radhët e “kokëkuqes”, Hamilton përgjigjet: Unë te Ferrari? E vërteta është se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 13:52

U përfol për një kalim në radhët e “kokëkuqes”, Hamilton përgjigjet: Unë te Ferrari? E vërteta është se…

Pas zërave që kanë ndezur për ditë me radhë merkaton e pilotëve në Formula 1, mbërrijnë edhe fjalët e të interesuarit direkt, Luis Hamilton, për kalimin e tij të mundshëm te Ferrari. Në prag të Çmimit të Madh të Monakos, shtatë herë kamponi i botës i ka konsideruar si spekulime, duke mohuar se është pranë një kalimi te skuadra me baza në Maranelo.

Lewis-Hamilton-saluta-tennispress.it-20230204

“Nuk më kanë kontaktuar, janë spekulime, po rinovoj me Mercedesin. Këto zëra nuk më shqetësojnë, jam i fokusuar te gara. Kur afron fundi i kontratës gjithmonë ka spekulime dhe kjo gjë po ndodh edhe së fundmi. Nëse nuk dëgjoni fjalë nga unë, atëherë gjithçka tjetër është spekulim. Nuk ka asnjë negociatë me Ferrarin”, deklaroi Luis Hamilton, i cili më tej shtoi:

“Skuadra ime dhe drejtori Toto Volf janë duke punuar në prapaskenë dhe jemi drejt fundit me kontratën që është bërë gati. Rinovimi im me Mercedesin nuk është vonuar për shkak të problemeve që ka makina. Është e vërtetë se në dy vitet e fundit kemi disa zgjedhje të gabuara, megjithatë po punojmë që t’i rregullojmë ato. Kam pasur një skuadër perfekte dhe tani shpresoj që në javët e ardhshme të shohim ndryshimet.

Në pistën e Monakos, ndryshimet do të jenë pak të vështira për t’u dalluar për shkak të veçorive të cirkuitit, por shpresoj që t’iu afrohemi pak më shumë pilotëve të kreut. Ndoshta nuk do të arrijmë të luftojmë për të fituar, por pres të jemi më të përfshirë në duele dhe të jemi konkurrues”, tha Hamilton.

Çmimi i Madh i Monakos në Formula 1 sot në orën 16:00 do të mbajë kualifikueset, të cilat janë tepër të rëndësishme në një pistë si kjo, që nuk ofron shumë mundësi parakalimi. Ndërsa gara do të startojë të dielën në orën 15:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"