U përfol për bllokim të llogarisë, klubi gjirokastrit sqaron situatën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 9:59

U përfol për bllokim të llogarisë, klubi gjirokastrit sqaron situatën

Ditët e fundit janë shtuar zërat se për shkak të një detyrimi të prapambetur, Përmbarimi ka bllokuar llogarinë e klubit të Luftëtarit.

Luftetari4-470x353

Mirëpo, zyrtarisht drejtuesit e Luftëtarit kanë sqaruar për “Panorama Sport” se nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Sipas tyre, këto janë zëra që duan të shpërqendrojnë skuadrën në këtë moment të mirë që po kalon.

gfg

“Nëse do të kishim llogari të ngrira bankare, atëherë nuk do të kishte asnjë shans që lojtarët e Luftëtarit të merrnin të premten më 30 mars para ndeshjes me Lushnjën rrogën e radhës mujore. Këto janë thjesht tymnaja që nuk na bëjnë përshtypje”, ka deklaruar dje zv.presidenti Harrallamb Tavo.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe zëdhënësi Rigels Malile.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"