U pajis me pasaportë shqiptare, Adana Demirspor huazon talentin Kurtulan në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 20:37

U pajis me pasaportë shqiptare, Adana Demirspor huazon talentin Kurtulan në Kategorinë e Tretë

Arda Kurtulan, lojtari me origjinë të largët shqiptare, i cili u pajis edhe me pasaportë shqiptare në muajin nëntor dhe u grumbullua në Kombëtaren U-21 nga trajneri Alban Bushi, ku luajti dhe në miqësoret e fundit, është huazuar nga klubi i tij Adana Demirspor.

KURTULAN5

Kurtulan ka pasur një periudhë të vështirë pas kësaj zgjedhjeje, sepse më parë ishte pjesë e Maqedonisë U-21 dhe gjithashtu kërkohej edhe nga U-21 i Turqisë. Mesfushori me tipare sulmues nuk gjeti hapësira te klubi i Superligës turke dhe për këtë është huazuar te skuadra e Karakabei Belediespor deri në fund të këtij sezoni. Karakabei është në Kategorinë e Tretë turke dhe synon ngjitjen një kategori më lart dhe për këtë tashmë ka një forcë më shumë.

Kurtulan më parë ishte pjesë e Fenerbahçes dhe u transferua tek Adana Demirspori. Që në fillim të sezonit, anësori 20-vjeçar nuk arriti që të luante asnjë minutë në kampionat, ndërkohë që regjistroi vetëm një ndeshje, ku luajti 45 minuta. Ndërkohë, me kalimin dy kategori më poshtë, shqiptari do të gjejë më shumë hapësira, që do t’i shërbejnë për t’u kthyer në formën e tij më të mirë sepse ka qëndruar për gjashtë muaj në stol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"