U operua me urgjencë, Antonio Konte reagon nga spitali: Jam mirë, mezi pres të kthehem në pankinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 12:03

U operua me urgjencë, Antonio Konte reagon nga spitali: Jam mirë, mezi pres të kthehem në pankinë…

Trajneri i Totenhemit, Antonio Konte iu ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve të tij, pasi bëri një ndërhyrje kirurgjikale në fshikëzën e tëmthit.

skysports-antonio-conte-tottenham_5567063

Përmes një postimi në Instagram, Konte i qetësoi të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore:

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të dashura, operacioni im shkoi mirë dhe tashmë ndihem shumë më mirë. Tani është koha për t’u rikuperuar, por mezi pres të jem në gjendje të rikthehem në fushë me pjesën tjetër të ekipit”.

Fn5gxvTX0AAUiOi

Tekniku italian do të humbasë ndeshjen në shtëpi kur Sitit më 5 shkurt pasi do të marrë kohën e nevojshme për tu rikuperuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"