“U njoha me një burrë i cili nuk ja kishte idenë ku luante Levandovski”, e ëma e sulmuesit i habit të gjithë: Qava shumë në momentin që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 18:47

“U njoha me një burrë i cili nuk ja kishte idenë ku luante Levandovski”, e ëma e sulmuesit i habit të gjithë: Qava shumë në momentin që…

E ëma e sulmuesit polak, Robert Levandovski ka rrëfyer jetën e saj në një revistë polake, teksa ceku dhe momentet më pikante të jetës së saj me Levandovskin ndër to momentin kur qau kur Bajerni fitoi Ligën e Kampionëve.

levaa

Iuona Levanodvski i habiti të gjithë teksa u shpreh se burri që ka në krah nuk e dinte se ku luante Levandovski.

‘’Kur u dëgjua bilbili i fundit i arbitrit gjatë finales së Ligës së Kampionëve, nuk e besoja se ndeshja kishte mbaruar. Familja ime filloi të më përqafonte dhe nuk mund ta besoja që dëshira më e madhe e Robertit ishte realizuar vërtet. Unë qava shumë në atë moment.

Jam shumë e dashuruar, pas 16 vitesh në vetmi takova një burrë fantastik. Ai e dinte që kisha një djalë futbollist, por nuk i’a kishte idenë se ku luante.

Jaçek është një artist, punon si skulptor, rregullon kopshte, ka shumë pasione, por futbolli nuk është një mes tyre. Vetëm me mua ai mëson futboll. Pak nga pak, unë i nënshtrohem magjepsjes time me këtë sport, por bota nuk është vetëm futboll. Ai më pa si Iuona, jo si nëna e Robert Levandovskit prandaj dhe funksionoi’’, u shpreh e ëma e sulmuesit polak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"