U ngjit në Premier Ligë pas 16 vitesh, klubi anglez kërkon lojtarin e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 16:58

U ngjit në Premier Ligë pas 16 vitesh, klubi anglez kërkon lojtarin e PSG-së

Lids Junajtid u ngjit në Premier Ligë pas 16 vitesh mungesë dhe menjëherë ka filluar të përforcojë bindshëm ekipin për sezonin e ri. Trajneri i ekipit anglez, Marselo Bielsa pasi mori Rodrigon nga Valencia, tani kërkon edhe një tjetër lojtar me peshë.

draksler

Emri më i fundit që përflitet është ai i Julian Drakslerit. 26-vjeçari është drejt largimit nga PSG, pasi e ka humbur vendin në formacion. Draksler kërkon të rikthehet në kombëtaren e Gjermanisë dhe një kalim në Premier Ligë duket se do ishte e duhura.

Edhe trajneri i Lidsit, Bielsa e përlqen shumë lojtarin e PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"