U ndoq me interes nga Milani, talenti francez arrin akordin me skuadrën e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 19:13

U ndoq me interes nga Milani, talenti francez arrin akordin me skuadrën e Bundesligës

Kuadio Kone është një hap larg Borusia Mysheglabahut.

kone

Mesfushori 19-vjeçar i skuadrës së Tuluzës i cili është ndjekur me interes nga Milani, ka arritur akordin me klubin gjerman për një kontratë 5-vjeçare.

Këtë lajm e raporton portali transalpin “Le10Sport”, ku gjatë orëve të fundit të dyja klubet kanë intensifikuar bisedimet e tyre për të mbyllur këtë tratativë.

Kone në Ligue 2 të Francës është aktivizuar në 17 sfida ku ka arritur të shënojë vetëm një gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"