“U ndjeva i zhgënjyer”, Rrahmani, kunj De Biazit: Nuk e kuptova zgjedhjen e tij, ika sepse mendova…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 12:32

“U ndjeva i zhgënjyer”, Rrahmani, kunj De Biazit: Nuk e kuptova zgjedhjen e tij, ika sepse mendova…

Mbrojtësi i Veronës dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zbuloi se nuk është ndierë i befasuar nga paraqitjet në fushë të Marash Kumbullës, megjithëse para këtij sezoni nuk kishte debutuar në Serinë A. Në lidhje direkte për “Zona Gol” në “SuperSport”, 25-vjeçari konsideroi Lacion si skuadrën më të vështirë që është përballur në kampionatin italian këtë sezon.Kumbulla-Rrahmani-e1576232510252-780x439

Në lidhje me objektivat e skuadrës së tij, Veronës, këtë sezon Rrahmani shtoi se nëse ekipi merr 40 pikë, atëherë mbijetesa në Serinë A është realizuar, pavarësisht se verdheblutë po bëjnë një sezon shumë të mirë. Rrahmani rikthehet të komentojë edhe një herë lënien jashtë Europianit, duke u shprehur se ende nuk ka arritur ta kuptojë zgjedhjen e De Biazit.

Skuadra më e fortë në Serinë A – “Nuk e di, besoj se Lacio është skuadra më e rrezikshme që kemi luajtur. Në ndeshjen 0-0 me ta edhe ne kishim raste, ata dy shtylla. Ishim ne me fat”.

Kupat e Europës – “Në fillim të sezonit, por edhe tani e kemi ende objektiv mbijetesën. Po të arrinim diçka më shumë, natyrisht që do të bëjë histori për Veronën. Besoj me 40 pikë do të ishim të sigurt”.

Kumbulla – “Ai nuk kishte bërë paraqitjen me ekipin e parë. Nuk më besonin kur u thosha që luante mirë. Unë nuk jam i befasuar nga ai, edhe pse është i vogël në moshë”.

Mbrojtës që sulmon shumë – “Vjen nga stili i lojës së trajnerit Juriç. Nëse njëri nga 3 mbrojtësit qendrorë ka hapësirë , mund të sulmojë me top. Por kemi pasur raste”.

Numri 13 në fanellë – “Doja ta mbaja këtë numër se nuk është numër negativ. Mund të jetë dhe pozitiv”.shala-rrahmani-rashica-470x305-780x439

Lënia jashtë Europianit – “Jam ndierë i zhgënjyer, por më pas kam filluar me punën. Nuk ishte fundi i botës, por nga një anë edhe e prisja sepse nuk kisha shumë paraqitje me Kombëtaren. Megjithatë, duhej të mendonin pak të ardhmen. Pastaj, ika pasi mendova se nuk ishim e ardhmja. Nëse mendon për të ardhmen, duhet t’i ftosh disa të rinj që në eliminatoret e ardhshme t’i kesh të gatshëm. Edhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar zgjedhjen e trajnerit”, përfundoi Rrahmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"