U ndëshkuan në fund ndaj Ukrainës, 19-vjeçarët për fitore ndaj Sllovakisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 10:21

U ndëshkuan në fund ndaj Ukrainës, 19-vjeçarët për fitore ndaj Sllovakisë

Pas humbjes minimale në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, sot Kombëtarja U-19, e drejtuar nga Erjon Bogdani, do të luajë ndeshjen e dytë eliminatore të vlefshme për Grupin 8, pikërisht ndaj Sllovakisë në orën 12:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Kurse, në 14:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës do të zhvillohet takimi tjetër për këtë grup mes Ukrainës dhe Norvegjisë.

U19-kombetarja-e-fundit

Skuadra e Bogdanit do të tentojë fitoren e parë, me synimin për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në “Elitë Raund”. Çdo rezultat tjetër përveç fitores do ta vështirësonte shumë situatën, pasi më 16 tetor, kur dhe është parashikuar të luhet ndeshja e fundit në grup kundër Norvegjisë, mund të mos vlejnë as tri pikët. Pritet që trajneri Bogdani të bëjë ndryshime të vogla në formacion, duke hedhur në fushë një ekip me theks sulmues. Në sfidën me Ukrainën kuqezinjtë u ndëshkuan në fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"