U ndëshkua me karton të kuq për protesta, Frashëri: Ju tregoj bisedën me gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 12:44

U ndëshkua me karton të kuq për protesta, Frashëri: Ju tregoj bisedën me gjyqtarin

Një padrejtësi e arbitrit nuk mund të bëjë një profesionist që të bjerë pre e atij veprimi. Megjithatë, Erlis Frashëri është nervozuar së tepërmi dje në momentin e akordimit të një faulli inekzistent nga kryesori Beqiri në favor të Laçit. Mbrojtësi e ka pësuar atë veprim, pasi u ndëshkua edhe me karton të verdhë, por edhe me një të kuq direkt.

Frasheri

Për “Panorama Sport”, ai tregon edhe momentin e nervozizmit dhe episodin, për të cilin iu desh që të linte skuadrën me dhjetë veta.

MBROJTËSI – “Jam shumë i stresuar nga ajo që ndodhi”, nis fjalën e tij Frashëri, i cili edhe pse kishin kaluar disa orë nga ndeshja, nuk ishte qetë- suar për çfarë kishte ndodhur në Laç.

ARBITRI – Më tej, ai tregon edhe bisedën me arbitrin, teksa shpjegon se kartoni i verdhë ndaj tij është akorduar vetëm se ka pyetur arbitrin në lidhje me faullin që ka akorduar. “Arbitri nuk më foli. Unë i fola për faullin që dha, por ai më nxori kartonin e verdhë. Dhe më pas i thashë ‘bravo të qoftë që po e mban lojën kështu'”, tregon më tej Frashëri.

Frasheri

Nëse në fushë u tregua impulsiv, futbollisti i Kamzës pranon gabimin, pasi duhet të ishte vetëpërmbajtur pavarësisht çfarë veprimi kishte bërë arbitri. “Gjithsesi, faji mbetet i imi për vetë protestën dhe për kartonin që mora, nisur nga fakti që lashë skuadrën me dhjetë vetë në fushë.

Duhet të mos e kisha ngritur zërin. Që në fillim, iu afrova që t’i flisja pasi kam komunikuar disa herë me të jashtë fushe në rrethe miqësore dhe e gjitha ishte brenda kuadrit njerëzor. Nuk e mendova që do të më ndëshkonte edhe me të kuq”, ka deklaruar Frashëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"