U ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë kundërshtarin, ja dënimi që rrezikon Nunjez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 22:18

U ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë kundërshtarin, ja dënimi që rrezikon Nunjez

Sulmuesi i Liverpulit, Darvin Nunjez u bë protagonist i një episodi aspak pozitiv në ndeshjen e fundit që Liverpuli zhvilloi në Premier Ligë kundër Kristal Palas që përfundoi me rezultatin 1-1.

67657657

Nunjez i provokuar vazhdimisht nga kundërshtari reagon keq dhe e godet me kokë në fytyrë duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 56-të të sfidës.

Rregullorja e ligës angleze ka përcaktuar një dënim prej 3 ndeshjesh pezullim për kartonat e kuq direkt për shkak të sjelljeve agresive, Liverpulin dhe Jurgen Klop që presin me ankth të mësojnë fatin e blerjes së tyre të bujshme të kësaj merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"