U ndëshkua me karton të kuq, gazetari turk akuzon Muriqin për “komplot”: S’ishte etike, e bëri qëllimisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 13:35

U ndëshkua me karton të kuq, gazetari turk akuzon Muriqin për “komplot”: S’ishte etike, e bëri qëllimisht

Dalja me kartonin e kuq të sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi në ndeshjen Gaziantep-Fenerbahçe 0-2 i habiti shumë njerëz, por gazetarit turk Gyntekin Onai nuk i la një përshtypje aspak të mirë.

MURIQI

25-vjeçari bëri një ndërhyrje të panevojshme në minutat e fundit të takimit të djeshëm dhe për shkak se ishte ndëshkuar dhe më parë me karton të verdhë, u skualifikua nga takimi me kartonin e kuq. Në analizën e tij të sfidës Gaziantep-Fenerbahçe, Onai e konsideroi “jo-etike dhe të palejueshme veprimin e 25-vjeçarit”. Ai aludon se Muriqi u vetndëshkua qëllimisht me kartonin e kuq për të humbur sfidën e Kupës së Turqisë kundër Kaizerisporit në mënyrë që të jetë gati për sfidën e rëndësishme të Stambollit kundër Bashakshehirit.

Muriqi ishte protagonisti i fitores së djeshme të Fenerbahçes në takimin me Gaziantepin duke dhuruar asist si dhe shënoi golin e dytë të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"