U ndëshkua edhe në stol ndaj Partizanit, mesfushori i Vllaznisë humb ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 9:39

U ndëshkua edhe në stol ndaj Partizanit, mesfushori i Vllaznisë humb ndeshjen e radhës

Behar Ramadani do të jetë një mungesë e sigurt për trajnerin Mirsad Jonuz për takimin ndaj Flamurtarit. Ai pavarësisht se ishte në stol gjatë ndeshjes kundër Partizanit, sërish është ndëshkuar me të verdhë dhe ka plotësuar kësisoj numrin tre të kartonëve.ramadani vllaznia partizani

Lojtari ka hedhur një top i revoltuar në drejtim të fushës dhe kjo nuk i ka shpëtuar syrit të arbitrit, që e ka ndëshkuar. Megjithatë, për këtë përballje trajneri Mirsad Jonuz do të ketë një forcë më shumë, krahasuar me ndeshjen kundër Partizanit.

Vllaznisë i kthehet në dispozicion pas pezullimit mbrojtësi i majtë Herald Marku. Ndërsa një tjetër mungesë e sigurt për arsye dëmtimi do të jetë sërish maqedonasi Simeon Hristov.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"