U ndalua në aeroport, Australia merr vendimin për Novak Gjokoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 23:06

U ndalua në aeroport, Australia merr vendimin për Novak Gjokoviç

Pas më shumë se 8 orë i bllokuar në aeroport, tenistit numër një të botës, Novak Gjokoviç i është refuzuar hyrja në Australi për shkak të një problemi me vizën e tij, raporton BBC.

novak

Lojtari mbërriti në Melburn të mërkurën ku autoritetet vunë re një gabim në aplikimin e tij.

Gjokoviç duhej të luante në Australian Open, pasi u përjashtua nga rregullat e vaksinimit.

Mësohet se tenistit i është thënë se do të deportohet, por avokatët e tij kanë thënë se do ta kundërshtojnë vendimin, raportojnë mediat australiane.

Ylli i tenisit ishte pyetur në një dhomë në aeroportin e Melburnit për orë të tëra, ndërsa statusi i tij për vizë dhe përjashtim po hetohej.

Çështja e hyrjes së tij në Australi ka shkaktuar zemërime në Serbi. Babai i tij ka deklaruar: “Novak është aktualisht në një dhomë ku nuk lejohet të hyjë askush. Para dhomës janë dy policë.”

Ndersa Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç tha se e gjithe Serbia eshte me te. Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka thënë se e ka lajmëruar Novak se autoritetet serbe po marrin të gjitha masat e duhura për t’ia mundësuar hyrjen në Australi.

LEXO EDHE: “E gjithë Serbia është me të”/ Vuçiç zbulon bisedën me Novak Gjokoviç: Do të luftojmë për drejtësinë dhe të vërtetën

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"