U ndalën nga Burreli, flet trajneri i Korabit: Pikë që na mban në lojë, por kundërshtari…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 17:20

U ndalën nga Burreli, flet trajneri i Korabit: Pikë që na mban në lojë, por kundërshtari…

Agim Canaj priste më shumë nga ky 90-minutësh. Trajneri i Korabit, gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, u shpreh:

CANAJ

“E kisha përgatitur mirë ekipin për të marrë një rezultat pozitiv. Duhet të pozicionoheshim në vendin e dytë. Ndonëse prodhuam volum loje në pjesën e parë, humbëm shumë raste.

Kundërshtari, në të vetmen dalje, na ndëshkoi. Në të dytën bëra disa lëvizje, por eksperienca bëri të vetën. Morëm 1 pikë, por ‘play off’-in s’e kemi më ne në dorë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"