U ndalën në barazim ndaj Korabit, flet Kashami: Besa i kishte shanset, të vjen keq kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:33

U ndalën në barazim ndaj Korabit, flet Kashami: Besa i kishte shanset, të vjen keq kur…

Ndriçim Kashami “qan” pikët e lëna në shtesë. Trajneri i Besës, pas ndeshjes, u shpreh dhe komenton kështu barazimin:

Kashami Besa

“Të vjen vërtet keq kur lëshon fitoren në këtë mënyrë. I kishim që të gjitha shanset që ta mbyllnim takimin që në 45 minutat e para…

Ekipi luajti mjaft mirë, dominoi totalisht ndeshjen, u mbrojt dhe nuk e lejoi Korabin asnjëherë të na rrezikojë.

Po mjafton vetëm një sekondë mospërqendrimi dhe e pëson në mënyrë të pamerituar. Ky është futbolli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"