U nda pas shumë viteve martesë, legjenda e NBA-së thyen heshtjen: Ajo ishte e mrekullueshme, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2022 | 11:49

U nda pas shumë viteve martesë, legjenda e NBA-së thyen heshtjen: Ajo ishte e mrekullueshme, por…

Gjatë një interviste me “The Pivot Podcast”, legjenda e NBA-së, Shekill O’Nill ka folur për divorcin në vitin 2011 me gruan e tij, Shoni O’Nill ku fajëson veten për përfundimin e kësaj marrëdhënieje:

ONILL

“Unë kurrë nuk kam folur për këtë temë, dhe më vjen mirë që pyetët sepse nuk e kam problem të flas tani, por isha keq. Ajo ishte e mrekullueshme. Unë nuk po e mbroja atë dhe gjithashtu premtimet tona, ndjej keqardhje. Ajo tani është e lumtur. Do të martohet dhe mua më bëhet qejfi.”, përfundoi O’Nill.

Ish-çifti O’Nill u martuan në vitin 2002 dhe u divorcuan në vitin 2011.

Së bashku ata katër fëmijë, Sharef, Amirah, Shaqir dhe Me’arah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"