U nda pas disa vitesh me Boatengun, bukuroshja italiane tallet me ish-bashkëshortin e saj: Dikur njihja një futbollist të Fiorentinës, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 22:00

U nda pas disa vitesh me Boatengun, bukuroshja italiane tallet me ish-bashkëshortin e saj: Dikur njihja një futbollist të Fiorentinës, por…

Bukuroshja italiane Melisa Sata ka ironizuar së fundmi ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Kevin-Prins Boateng. E ftuar në programin “Affari Tuoi-Viva gli sposi”, ish-velina dhe prezantuesja u shpreh e zhgënjyer nga martesa 4-vjeçare me ish-futbollistin e Milanit, Barcelonës dhe Fiorentinës.
1176327_681383608557478_769379555_n
“Faleminderit që më ftuar në vendin dhe momentin e duhur. Dikur njihja një futbollist që luante me Fiorentinën, por nuk solli shumë fat!”, u shpreh 34-vjeçare në programin kushtuar çifteve të sapormartuara për Boatengun.

Kevin-Prins Boateng dhe Melisa Sata kanë qenë njëri prej çifteve më të ndjekura në Itali gjatë këtyre viteve. Para pak kohësh, ata pranuan divorcin mes tyre, por asnjëherë nuk i bënë publike arsyet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"