U nda papritur nga jeta, Gjika shpreh dhimbjen për vdekjen e ish-trajnerit të Flamurtarit: Miliona fjalë nuk do mjaftonin të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 17:30

U nda papritur nga jeta, Gjika shpreh dhimbjen për vdekjen e ish-trajnerit të Flamurtarit: Miliona fjalë nuk do mjaftonin të…

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të basketbollit Viron Toska, i cili vdiq për shkak të koronavirusit.
shpetim-gjika-stadium
Në rrjetet sociale, Gjika vlerëson kontributin e Toskës në basketbollin shqiptar dhe vlonjat. Me ekipin e femrave të Flamurtarit, Toska fitoi 15 tituj kampionë.

Mesazhi i Shpëtim Gjikës pas ndarjes nga jeta të Viron Toskës

Lamtumirë Profesor Viron Toska !

Lamtumirë shok, mik, vëlla dhe bashkëpunëtori im ndër vite !

Lamtumirë Viron, ikonë e basketbollit dhe e sportit shqiptar, emblemë, krenari dhe Nderi i Qytetarisë Vlonjate !

Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen time sot për ty miku im Viron, dhe miliona fjalë nuk do mjaftonin të të falenderoja për gjithçka na ke dhuruar !

Lamtumirë vëllai im Viron !

Lamtumirë Kampion !

viron toska

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"