U nda nga jeta ish-lojtari i Dinamos dhe ish-arbitri, Partizani mesazh ngushëllues familjes Jareci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 19:12

U nda nga jeta ish-lojtari i Dinamos dhe ish-arbitri, Partizani mesazh ngushëllues familjes Jareci

Klubi i Partizanit i shpreh ngushëllime familjes së shefit të sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci, i cili humbi sot të atin Namik Jareci.

Jareci-2

I ndjeri ishte futbollist në vitet 50’-60’ dhe më pas kontribuoi edhe si arbitër.|

Mesazhi klubit të Partizanit:

NGUSHËLLIM

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 78-vjeçare të Namik Jarecit, ish-futbollist i Dinamos në vitet 50-60 dhe një prej arbitrave më të njohur të futbollit shqiptar. Namiku ishte vëllai i të madhit Skënder Jareci dhe babai i Sokol Jarecit, që ndoqi rrugën e të jatit me një karrierë të suksesshme në arbitrim dhe që aktualisht mbulon rolin e dizenjatorit të arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

FK Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.

U prehsh
në paqe Namik Jareci!

kf partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"