U mundën nga “gjelat”, flet Gosens: Franca s’e meritoi, luajtëm më mirë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 16:07

U mundën nga “gjelat”, flet Gosens: Franca s’e meritoi, luajtëm më mirë ne

Robin Gosens u shfaq shumë i mërzitur pas humbjes së djeshme. Në një deklaratë për “MagentaTV” ai komentoi sfidën me Francën duke deklaruar:

GOSENS

“Ne e mbyllëm ndeshjen duarbosh dhe për këtë arsye jemi me zero pikë. Kjo është arsyeja pse unë jam pak i mërzitur, është e qartë. Ne bëmë shumë në këtë ndeshje, u mbajtëm në hap me francezët, por rezultati nuk na shpërbleu. Si pasojë, kjo më bën të shkoj në shtëpi pak i mërzitur, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër.

E dinim që Franca ka cilësi të shkëlqyeshme teknike dhe fizike, por Gjermania luajti mirë kundër tyre. Edhe kur u sulmuam nga Mbape dhe Benzema, ne u mbrojtëm në mënyrë kompakte”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"