U mundën nga Bylisi, flet Nevil Dede: Patëm raste të pastra, por ishim të paqartë në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 11:50

U mundën nga Bylisi, flet Nevil Dede: Patëm raste të pastra, por ishim të paqartë në lojë

Pas fitores në start, Erzeni nuk ia doli përballë Bylisit. Edhe pse në shtëpi, nuk morën dot qoftë edhe një pikë. Nevil Dede priste më shumë nga kjo përballje dhe sidomos kur rastet për shënim nuk munguan. Gjatë një deklarate të dhënë për ndeshjes, trajneri i shijakasve analizon atë që nuk shkoi siç duhet të shtunën në “Tofik Jashari”. Pranon që, veç fatit, pati një lloj paqartësie në lojë.

nevil dede 1U m

“Jam natyrisht i pakënaqur nga rezultati, por jo nga mobilizimi i futbollistëve. Diçka nuk shkoi siç duhet ama, pasi u treguan të paqartë në lojën e tyre. Krijuam disa raste të sigurta për shënim, por në futboll llogaritet edhe fati, që fatkeqësisht Erzeni nuk e pati në krah në këtë 90-minuëtsh.

Pavarësisht se dolëm duarbosh nga java e dytë, jemi ende në fillim të kampionatit dhe pa dyshim do të nxjerrim mësimet e duhura nga kjo humbje për të rikuperuar sa më parë në ndeshjet në vijim”, u shpreh mes të tjerash numri një i pankinës së shijakasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"