U mundën në finalen e Europa Ligës ndaj Frankfurtit, flet trajneri i Rejnxhërsit: Mëkat të humbasësh kështu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 11:54

U mundën në finalen e Europa Ligës ndaj Frankfurtit, flet trajneri i Rejnxhërsit: Mëkat të humbasësh kështu…

Glasgou Rejnxhërs ka regjistruar humbjen e katërt në pesë finalet e veta në Kupat e Europës. Këtë herë në Ligën e Europës skocezët janë mundur nga Frankfurti nga lojtari e penalltive. Dhe zhgënjimi ka qenë i madh në kampin skocez.

Van Bronkhort

Trajneri i skocezëve, Xhovani van Bronkhorst, ka qenë zemërthyer para gazetarëve, teksa e ka cilësuar humbjen vërtet mizore.

“Është shumë e vështirë ta pranosh një humbje të tillë. Djemtë meritojnë përgëzimet e mia, pasi kanë dhënë gjithçka deri në fund. Ndoshta mund të kishim bërë diçka më mirë, por një humbje e tillë vërtet të lë një shije të hidhur.

Jemi të gjithë të shkatërruar. Tani është e vështirë të bësh një analizë”, ka thënë trajneri holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"