U mundën ndaj Gladbahut, Nagelsman: Çdo gjë kundër, s’mund të bënim më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 11:06

U mundën ndaj Gladbahut, Nagelsman: Çdo gjë kundër, s’mund të bënim më shumë

Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, ishte pjesërisht i kënaqur me skuadrën e tij, e cila edhe pse e gjymtuar për shkak të numrit të madh të lojtarëve të infektuar dhe të dëmtuar, arriti të bënte një paraqitje të mirë.

nagelsman

“E dinim që do të ishte e vështirë, tentuam, dhe për fatin e keq u ndalëm nga shtylla dhe portieri Zomer, i cili ishte lojtari më i mirë i tyre.

Një humbje që djeg dhe sigurisht jep shpresë për kundërshtarët, nuk mund të bënim më shumë. Djemtë dhanë gjithçka, por sot (dje)gjithçka ishte kundër nesh.

Është e vështirë të luash në kushte të tilla, pa tifozë dhe pa gjysmën e skuadrës. Gjithsesi, ky është realiteti dhe me këtë duhet të jetojmë në ditët në vazhdim. Jam i sigurt që do të reagojmë në ndeshjen e radhës”, tha 34-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"