U mundën ndaj Bylisit, flet Bubeqi: Rezistuam, nuk flas dot për bojkotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 14:49

U mundën ndaj Bylisit, flet Bubeqi: Rezistuam, nuk flas dot për bojkotin

Me një ekip plot të rinj, Besa nuk mund të bënte më shumë. Ruajti portën të paprekur për 64 minuta dhe ky mund të quhet suksesi i vetëm. Dorjan Bubeqi e dinte që do ta kishin të vështirë në të gjitha kushtet përballë Bylisit. Trajneri i Besës u përgjigj kështu edhe për bojkotin pas ndeshjes:

Bubeqi

“Nuk më takon të flas për bojkoton apo rrogat. Unë punoj me grupin, jam trajner dhe përzgjedh më të mirët që kam gati për ndeshje. Të luash ndaj ekipit më të mirë dhe kryesuesit absolut të Kategorisë së Parë, normalisht që është e vështirë.

Besa hyri me pretendime në garë, por jemi munduar që të jemi dinjitoze, edhe pse prej javësh jemi larg dy vendeve të para.

Kemi nevojë për përforcime, sepse disa titullarë që luajtën fazën e parë edhe mund të mos jenë më, kështu që kam besim se me mbështetjen e madhe të presidentit, Besa e pjesës së dytë do të jetë më solide. Bylisit i uroj suksese. E përballuam një pjesë e madje edhe e vumë në vështirësi, por 2-3 kualitete të vendësve bënë diferencën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"