U mund pas 1122 ditësh, Mançini e ka me Bonuçin: Nuk bëhen gabime të tilla në këto nivele

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2021 | 23:15

U mund pas 1122 ditësh, Mançini e ka me Bonuçin: Nuk bëhen gabime të tilla në këto nivele

Merr fund rekordi i Italisë, e cila pas 1122 ditësh, është mundur në një ndeshje. Humbja 2-1 përballë Spanjës ka eliminuar italianët nga gara për suksesin në Ligën e Kombeve dhe Roberto Mançini mendon se diferencën e bënë vetëm episodet, duke drejtuar gishtin sidomos te kartoni i kuq i Bonuçit.

mancini

“Ndeshjet janë kështu, me raste episodet i ndikojnë. Pjesa e parë mund të mbyllej 1-1 lehtësisht. Ata luajnë shumë mirë teknikisht, por të vjen keq që u mbyll kështu. Duhej të mbeteshim me 11, kemi bërë një gabim që në këto nivele nuk duhet bërë”, tha ai pas sfidës.

“Kartoni i kuq i Bonuçit? Nuk e kam parë, por nuk ndryshon gjë, Leo duhej të tregohej i kujdesshëm në fillim, kur mori të verdhë për protesta. Ishte një paraqitje e mire dhe djemtë duhen përgëzuar për atë që kanë bërë. Vërshëllimat për Donarumën? Më erdhi keq.

Spanja me të rinj? Është e drejtë, Edhe ne mund të luanim me ndonjë të ri më shumë, por janë disa situata që duhen respektuar. Sot, përtej kësaj humbje, na ka dhënë shumë forcë”, theksoi Mançini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"