U mund nga Korabi, Dinamo akuzon: Gjykim tendencioz, arbitrat nuk merren vesh mes tyre dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2019 | 17:35

U mund nga Korabi, Dinamo akuzon: Gjykim tendencioz, arbitrat nuk merren vesh mes tyre dhe…

Dinamo u mund ditën e sotme me shifrat minimale 1-0, në fushën e Korabit, vetëm falë një penalltie në minutat e fundit.

Dinamo

Nëpërmjet një deklarate dhënë nga zyrtari Edmond Muhametaj, klubi blu akuzon për një gjykim tendencioz të arbitrave, për kartonë të verdhë si dhe për penalltinë e në momentet e fundit. Dinamo u bën thirrje instancave drejtuese që të reagojnë ndaj atyre që kërkojnë të luajnë me djersën e lojtarëve në fushë.

REAGIMI I DINAMOS

FK DINAMO dënon ashpër gjykimin skandaloz të ndeshjes së përfunduar disa minuta më parë, Korabi – DINAMO, e mbyllur 1-0 në favor të vendasve.

Përgjatë gjithë 90 minutëshit, u pa një gjykim tendencioz i treshes së arbitrave shkodranë, duke dënuar dy herë me kartona të verdhë brenda 3 minutave të para, lojtarët Boci e Spahija dhe duke vazhduar më vonë edhe me ndëshkimin e Pontrellit.

Kulmi i gjithë takimit, qe edhe penalltia e akorduar në favor të vendasve, në minutën e 90+6, nga ana e arbitrit anësor, ndërsa për atë kryesor ishte lojë e rregullt(!)

FK DINAMO nuk dëshiron të dalë në konkluzione të menjëhershme, por i bën thirrje të gjithë instancave drejtuese të futbollit në vend, të reagojnë ndaj të gjithë faktorëve që kërkojnë të luajnë me djersën e lojtarëve në fushë, tifozëve si dhe investimin e sponsorve të pakët që i kanë ngelur këtij sporti në Shqipëri.

Klubi Blu, do të ndjekë me interes të gjithë hapat ligjorë në vazhdim, konform rregullave, për një futboll të pastër e të drejt!

Edmond Muhametaj

Zyrtar i F.K Dinamo

5512

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"