U mposhtën nga Pogradeci, shpërthen futbollisti i Devollit: Ky është futbolli në Shqipëri, kush paguan më shumë…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 16:35

Devolli FB Kategoria e pare LAJMI KRYESOR Të fundit

U mposhtën nga Pogradeci, shpërthen futbollisti i Devollit: Ky është futbolli në Shqipëri, kush paguan më shumë…

Pogradeci mposhti me përmbysje Devollin në derbi ditën e sotme me shifrat 4-3, me liqenorët që marrin kreun e klasifikimit.Devolli-Pogradeci ndeshja

Një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku nuk mungojnë as polemikat për sa i përket këtij takimi, i cili njihet për rivalitetin.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, portieri i Devollit Hektor Mali, është shfaqur i irrituar, teksa shpërthen në akuza ndaj Pogradecit. “Ky është futbolli në Shqipëri, kush paguan fiton, këtë e pamë edhe sot ku kemi luajtur 11 kundër 14. Dua të falënderoj të gjithë çunat për shpirtin e garës, ne fituam dhe ata e panë mirë kush jemi.”, shkruan Mali.

Kujtojmë se deri para një sezoni, Mali luante pikërisht për Pogradecin, ndërsa këtë sezon ka vendosur të vazhdojë karrierën te Devolli.

mali

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com