U mposhtën nga Dinamo, trajneri i Vorës: Nuk donim t’ua prishnim këtë festë të madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 23:35

U mposhtën nga Dinamo, trajneri i Vorës: Nuk donim t’ua prishnim këtë festë të madhe

Vora vazhdon të humbas në fazën “play off”, po kjo nuk u prish llogaritë. Ata kanë siguruar me kohë mbijetesën dhe janë të qartë.

vora dinamo

Trajneri i Vorës, Gerald Çani vlerëson paraqitjen e të tijve përballë Dinamos dhe nuk ngurron t’i urojë këta të fundit. “E përgëzoj Dinamon për rikthimin në elitë.

Meqë puna mbeti në dorën tonë, nuk donim t’ua prishnim këtë festë të madhe. Gjithsesi, ishim të barabartë. Patëm mundësi shënimi, madje goditëm edhe shtyllën”, tha trajneri i vorakëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"