U mposhtën nga Dinamo me përmbysje, trajneri i Korabit: Ja çfarë na ndëshkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 10:53

U mposhtën nga Dinamo me përmbysje, trajneri i Korabit: Ja çfarë na ndëshkoi

Agim Canaj priste më shumë nga ky 90-minutësh. Korabi i tij humbi ndaj Dinamos dhe dorëzoi vendin e dytë, megjithatë trajneri mendon se skuadrën e penalizoi dalja me të kuq e Bekim Didës, por edhe gabimet që u bënë te golat e pësuar nga qendra e mbrojtjes.

Korabi-2021-Agim-Canaj-prezantimi

“E kishim përgatitur mirë takimin. Zhvilluam volum loje dhe humbëm raste të pastra për shënim. Arritëm të gjenim golin të parët, por dalja me të kuq e Didës na penalizoi dhe të dy golat i pësuam nga qendra e mbrojtjes. Gjithsesi, ky është futbolli dhe na duhet t’i pranojmë të gjitha rezultatet.

Ne rrezikuam seriozisht 5 herë portën kundërshtare, ndërsa Dinamo në dy raste që doli, shënoi gol dhe na ndëshkoi”, tha fillimisht tekniku i Korabit. I pyetur se a i ka humbur shpresat për ngjitjen në elitë, vlonjati u shpreh kështu: “Kur unë e kam marrë Korabin, nuk kam pasur kaq presion. Korabi ka lojtarë të rinj dhe cilësorë. Punojmë fort dhe duke parë rezultatet pozitive të ndeshjeve të fundit, mbetet për të parë se ku do të arrijmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"