U mposhtën nga Bylisi, Kamarata: Humbje e rëndë për Apoloninë, barazimi do ishte rezultati i drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 15:22

U mposhtën nga Bylisi, Kamarata: Humbje e rëndë për Apoloninë, barazimi do ishte rezultati i drejtë

Apolonia u mposht ditën e sotme nga Bylisi me rezultatin  1-0. Pas ndeshje trajneri i fierakëve, Fabricio Kamarata, u shfaq i mërzitur, teksa për “Gol pas Goli” tha se për atë që treguan skuadrat në fushë, ndeshja duhej të mbyllej barazim.bandicam 2021-02-20 15-17-00-458

“Është një humbje e rëndë, e cila peshon. Ishte një gabim në mbrojtje që na ndëshkoi. Barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë. Mëkat që u mposhtëm.

Agresiviteti i Bylisit?  Në 15 minutat e para të pjesës së dytë, Apolonia ishte më agresive. Kishim rastin ideal për të shënuar me Mihanën dhe nuk e shfrytëzuam.

Apolonia ka bërë lojëra të mira. Në ndeshjet e fundit jemi mundur 1-0 dhe është momenti që të shëojmë dhe të marrim pikë, nuk mjafton loja.

Golat e pësuar në të njëjtën periudhë të lojës? Nuk mendoj se është gjendje fizike, pasi siç e pamë, deri në minutën e 95 ne vrapuam. Episodet janë ato që bëjnë diferencën.”, tha Kamarata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"