U mposhtën në shtëpi nga Tërbuni, flet trajneri italian i Apolonisë: Duhet të nxjerrim shpejt mësime!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2021 | 19:46

U mposhtën në shtëpi nga Tërbuni, flet trajneri italian i Apolonisë: Duhet të nxjerrim shpejt mësime!

Juri Kanarsa mendon se i ndëshkoi fati. Trajneri mbeti i pakënaqur nga rezultati i ndeshjes, por jo nga loja. Numri një i pankinës së Apolonisë evidentoi se lojtarët provuan në të gjitha format për të marrë pikë nga ky 90-minutësh, ndonëse diçka më tepër në finalizim e priste. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, italiani i stolit fierak deklaroi:

JURIJ KANARSA

“Rastet i kishim në fakt, por nuk u shfrytëzuan mirë nga futbollistët tanë. Edhe fati bëri të veten. Tanimë ne duhet të analizojmë takimin. Ndalesa e kombëtareve vjen në kohën e duhur, pasi kemi mundësi që të rikuperojmë diçka. Kjo humbje është e dyta në shtëpi për ne dhe sigurisht që dhemb.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, të them të drejtën, dhe këtë e dinim, ndaj kishim punuar gjatë gjithë javës për të marrë një rezultat pozitiv. Ne hyjmë me synim të qartë në lojë, pasi i kemi mundësitë për të luajtur denjësisht ndaj çdo kundërshtari. Nuk merremi aspak me emrin dhe ky është rregull.

Megjithatë, kjo sfidë iku dhe tani na duhet të nxjerrim mësime për vazhdimësinë e ekipit. Nëse e duam ngjitjen në ‘Abissnet Superiore’, duhet të reagojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"