U mposhtën në shtëpi nga Besëlidhja, trajneri i Apolonisë “qan” gabimet: Pësuam gola të pabesueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 11:30

U mposhtën në shtëpi nga Besëlidhja, trajneri i Apolonisë “qan” gabimet: Pësuam gola të pabesueshëm

Juri Kanarsa “qan” gabimet. Shpreh keqardhje që skuadra iu rikthye rezultateve negative, në një kohë që priste vazhdimësi.

Juriy KANARSA

Trajneri i Apolonisë paralajmëron se do ta analizojnë me detaje këtë 90-minutësh, e megjithatë qartë e thotë se nuk do ta humbasë kurrë besimin ndaj të tijve.

Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, ai shprehet: “Nuk ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. U rikthyen gabimet individuale dhe pësuam tre gola të pabesueshëm.

Pa dyshim më trishton kjo humbje, sepse vinim pas dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe prisja të tretën. Duhet të analizojmë me kujdes humbjen e sotme (djeshme) dhe të nxjerrim mësimet e nevojshme.

Besoj ende te këta lojtarë, sepse si në fitore, humbje dhe barazim unë jam përkrah tyre”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"