U mposhtën në shtëpi ndaj Kukësit, Kamarata: Apolonia është e bukur dhe e gjallë, kjo rruga e duhur për të arritur mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 16:21

U mposhtën në shtëpi ndaj Kukësit, Kamarata: Apolonia është e bukur dhe e gjallë, kjo rruga e duhur për të arritur mbijetesën

Pavarësisht humbjes në shtëpi ndaj Kukësit, me rezultatin 1-3, trajneri i Apolonisë, Kamarata, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Sipas tij, me pak fat ata mund ta fitonin ndeshjen në pjesën e dytë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, italiani deklaroi:

bandicam 2021-01-20 16-17-27-817

“Sot bëmë një ndeshje me 2 fytyra. Në 25 minuta e para na vunë në vështirësi dhe morën avantazhit. Më pas skuadra filloi të luajë, kemi një shtyllë të Gjatës dhe një traversë të Krasniqit.

Në pjesën e dytë skuadra ka bërë mirë, morëm me meritë barazimin, mund edhe të kalonim në avantazh. Ligji i futbollit të ndëshkon. Kur nuk shënon, ndëshkohesh.

Jam i kënaqur me lojtarët, sidomos me mënyrën e lojës në pjesën e dytë. Kjo është rruga e duhur për të arritur mbijetesën. Apolonia është e bukur dhe e gjallë. Sot mund të kishim shënuar edhe gola të tjera. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi te ndeshja e radhës ndaj Skënderbeut. Dhuratat në merkato janë të mirëpritura. Do të presim deri në fund të muajit”, u shpreh Kamarata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"